100,000 të porsalindur vdesin çdo vit në Jemen
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit tha se 100,000 të porsalindur vdesin çdo vit në Jemen për shkak të luftës së vazhdueshme dhe bllokadës totale të vendosur kundër Jemenit nga koalicioni agresor i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Në një intervistë me rrjetin televiziv al-Masirah të Jemenit, nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naxhib al-Kubati njoftoi lajmin e zymtë të Shtunën, duke thënë se kjo do të thotë që çdo dy orë gjashtë fëmijë jemenas humbin jetën për shkak të luftës së imponuar nga sauditët. Ai shtoi se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka parandaluar hyrjen e pajisjeve mjekësore që nga marsi i vitit 2015, kur Arabia Saudite së bashku me disa aleatë të saj pushtuan Jemenin për të rikthyer në pushtet ish-regjimin e mbështetur nga Riadi dhe për të mposhtur lëvizjen popullore të Jemenit Ansarullah. "Ne nuk kemi qenë në gjendje të sjellim personel mjekësor [në vend] për shkak të rrethimit dhe agresionit," tha Kubati. Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë të Jemenit gjithashtu vuri në dukje se rrethimi dëmtues dhe çnjerëzor i vendosur kundër Jemenit nga koalicioni pushtues synon fëmijët e Jemenit "ndërsa ata janë ende fetuse në barkun e nënës së tyre". Kubati paralajmëroi gjithashtu se nivelet e kequshqyerjes në mesin e nënave jemenase janë shumë të larta.