Vazhdojnë arrestimet barbare në lindje të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102394-vazhdojnë_arrestimet_barbare_në_lindje_të_arabisë_saudite
Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e arrestimeve të myslimanëve shiitë në provincën Al-Sharkije të Arabisë Saudite nga ana e forcave të sigurisë së regjimit Al Saud.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2020 11:35 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë arrestimet barbare në lindje të Arabisë Saudite

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e arrestimeve të myslimanëve shiitë në provincën Al-Sharkije të Arabisë Saudite nga ana e forcave të sigurisë së regjimit Al Saud.

Faqja informative Al-Ahd njoftoi se vetëm numri i femrave të arrestuara në qytetet Katif dhe Ahsa’e në provincën Al-Sharkije në lindje të Arabisë Saudite ka shkuar në 9 persona dhe familjet e këtyre grave janë kërcënuar se nuk kanë të drejtë të flasin në media në lidhje me këto arrestime.

Forcat e regjimit Al Saud ditën e hënë gjithashtu kanë arrestuar edhe Shejkh Husejn Nemr, djalin e klerikut të martirizuar Shejkh Nemr Bagher Al-Nemr që ishte një autoritet i lartë fetar i myslimanëve shiitë të Arabisë Saudite.

Provinca Al-Sharkije e Arabisë Saudite gjithnjë ka qenë arenë e sulmeve të forcave ushtarake dhe policore të regjimit Al Saud dhe deri më tani janë vrarë me dhjetëra banorë të kësaj province dhe qindra qytetarë dhe aktivist të të drejtave qytetare dhe politike të këtij rajoni janë arrestuar dhe burgosur.