EBA nuk tërhiqet nga pozicionet e veta në jug të Jemenit
Militantët e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në jug të Jemenit të ashtuquajtur “Këshilli Tranzitiv i Jugut” nuk kanë pranuar të tërhiqen nga selia dhe bazat e tyre në këtë rajon.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet jemenase në jug të Jemenit ditën e martë kanë deklaruar se militantët e grupit të ashtuquajtur “Këshilli Tranzitiv i Jugut” të mbështetur nga EBA nuk janë deklaruar të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes së Riadit edhe pas formimit të ashtuquajturës koalicioni qeveritar dhe për këtë arsye nuk janë larguar nga qendrat e tyre ushtarake në provincën Ebin të Jemenit.
Sipas këtij burimi, forcat e “Këshilli Tranzitiv i Jugut” jo vetëm që nuk janë larguar nga bazat e tyre ushtarake, por kanë filluar të krijojnë edhe postblloqe të sigurisë mes provincave Aden dhe Ebin.
Burimet informative të lidhura me qeverinë e dorëhequr të Jemenit të premten e kaluar kanë thënë se Mansur Hadi, presidenti në dorëheqje të Jemenit, ka urdhëruar formimin e një koalicioni qeveritar me 24 anëtarë të ndarë në mënyrë mesatare mes jemenaseve të veriut dhe të jugut.