Alepo, atje ku vdiq ëndrra siriane e SHBA-së
Sirianët festuan të Martën përvjetorin e katërt të çlirimit të qytetit të Alepo. Më 22 Dhjetor 2016, ushtria siriane çliroi me sukses Alepon, qyteti i dytë më i madh i vendit, pas një periudhe të gjatë okupimi nga terroristët. Çlirimi i Alepos prishi planin për copëtimin e Sirisë.
"Operacioni për çlirimin e Alepos ishte një kryevepër ushtarake e ushtrisë siriane për të imponuar një humbje totale të terroristëve të mbështetur nga oportunisti Rexhep Tajip Erdogan dhe ky operacion u bë një pikë kthese në luftën e sirianëve kundër terrorizmit ”, shkroi gazeta siriane Al-Thawra me rastin e katër vjetorit të çlirimit të Alepos. Me çlirimin e Alepos, qeveria në Damask arriti të rimarrë kontrollin e autostradës ndërkombëtare e cila formon arterien ekonomike të vendit që lidh Alepon në veri me qytetin Daraa në jug. Kjo rrugë prej 430 kilometrash ka një rëndësi të madhe ekonomike për Sirinë. Pjesë të mëdha territori, përfshirë autostradën strategjike Alepo-Damask, janë rikuperuar gjithashtu. E përditshmja Al-Thawra vë në pikëpyetje planin e ri të armiqve të huaj të Sirisë të cilët, për të kompensuar humbjen e tyre të madhe ushtarake në terren, duan të vendosin një embargo totale ekonomike dhe sanksione të paligjshme dhe të padrejta ndaj sirianëve. Çlirimi i Alepos katër vjet më parë prishi planet e Turqisë, regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë dhe boshtit të Rezistencës. Al-Thawra shkruan: “Planet ekonomike të qeverisë siriane dhe rindërtimi i Alepos rikthyen jetën në këtë qytet të çliruar dhe sirianët kanë provuar se ata kanë fuqinë për të mposhtur armiqtë e jashtëm." Arnaud Develay, jurist ndërkombëtar, thekson se çlirimi i Alepos ishte një fitore kryesore që i dha fund të gjitha intrigave dhe komploteve për të ndarë Sirinë. Ky analist i famshëm politik shkruan: “Çlirimi i Alepos është një fitore vendimtare që shënoi një pikë kthese në luftën kundër terrorizmit. Çlirimi i Alepos është për mendimin tim ekuivalent me betejën e Stalingradit gjatë Luftës së Dytë Botërore, domethënë se përtej "fushatës siriane", ajo është me të vërtetë pika e kthesës jo vetëm e luftës në Siri, por edhe i asaj serie luftrash me anë të të cilave Perëndimi synon të heqë qafe qeveritë legjitime në të gjithë rajonin ... "