6 adoleshentë të ISIS-it arrestohen në Kuvajt
Shërbimi i sigurisë i Kuvajtit njoftoi arrestimin e gjashtë adoleshentëve që u mashtruan nga grupi terrorist ISIS dhe u bashkuan me të.
Sipas gazetës kuvajtiane Al-Qabas, aparati i sigurimit të Kuvajtit arrestoi gjashtë adoleshentë që u bashkuan me ISI në zonën Al-Ahmadi. Gjatë hetimit, njw nga adoleshentwt e ndaluar rrëfeu se dikush e kontaktoi atë përmes lojërave elektronike dhe më pas përmes mediave sociale, duke e inkurajuar atë të bashkohej me ISIS dhe të pranonte idetë e tij. Sipas raportit, ky person gjithashtu bindi pesë nga miqtë e tij që të bashkohen me ISIS dhe të pranojnë mendimet e këtij grupi terrorist, por të gjithë janë arrestuar nga shërbimet e sigurisë. Sipas raportit, aparati i sigurisë Kuvajtit në shtëpitë e tyre konfiskoi mjetet dhe disa kompjuterë dhe laptopë që përmbanin korrespondencë me ISIS.