Një sulm izraelit ndaj Jemenit do të shkaktojë luftë rajonale
Një zyrtar nga Ministria e Jashtme e Jemenit ka paralajmëruar Izraelin kundër ndonjë akti të agresionit ushtarak kundër vendit arab, duke theksuar se një veprim i tillë do të shkaktojë një luftë të gjithanshme në Lindjen e Mesme dhe regjimi sionist do të vuajë i pari.
"Në rast se regjimi sionist kryen një marrëzi të madhe kundër Jemenit, të gjitha interesat e tij si dhe ato të aleatëve të tij në rajonin e Detit të Kuq do të bëhen një objektiv i ligjshëm brenda kornizës së të drejtës së garantuar të vetëmbrojtjes nga të gjitha konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare", paralajmëroi të Dielën një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Jemenit i cituar nga Agjensia zyrtare e lajmeve Saba e Jemenit. Zyrtari jemenas vuri në dukje se Izraeli po kërkon justifikime për të vazhduar me veprimet e tij armiqësore, për të mbuluar agresionin e tij të vazhdueshëm kundër popullit palestinez dhe për të inkurajuar marrëveshjet e normalizimit me më shumë vende arabe. Komentet e tij erdhën disa ditë pasi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjeneral brigade Hidai Zilberman, i tha faqes saudite të lajmeve Elaph se regjimi i Tel Avivit pret që një sulm iranian mund të vijë nga Iraku dhe Jemeni. Zilberman, në një intervistë të botuar të Premten, iu referua Irakut dhe Jemenit si rrethi i dytë i Iranit pas Libanit dhe Sirisë dhe tha se Izraeli ka monitoruar nga afër situatën në të dy vendet. Ai vuri në dukje se Irani ka zhvilluar një gamë të gjerë kapacitetesh në zonë që përfshijnë dronë të avancuar dhe raketa të drejtuara nga distanca, që dëshmojnë "një aftësi të madhe iraniane në këtë fushë". Më 12 nëntor, lëvizja popullore e Jemenit Ansarullah dha një paralajmërim të fortë për Izraelin kundër kryerjes së ndonjë "veprimi të marrë" kundër Jemenit pas deklaratave të diskutueshme të kryeministrit të regjimit sionist. "Nëse Izraeli do të kryejë ndonjë veprim të marrë kundër kombit tonë ... kombi ynë nuk do të hezitojë të shpallë një luftë hyjnore kundër këtij armiku (Izraelit)", tha udhëheqësi i Ansarullahut Abdul-Malik al-Huthi në një fjalim televiziv. "As nuk do të hezitonim t'i jepnim goditje vdekjeprurëse Izraelit dhe të sulmonim objektivat jashtëzakonisht të ndjeshëm që i përkasin regjimit uzurpues të Izraelit," shtoi ai. Paralajmërimet e tij erdhën pas komenteve të bëra një muaj më parë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, gjatë të cilave ai pretendoi se Irani synonte të godiste Izraelin nga Jemeni duke përdorur raketa kirurgjikale.