Arrestohet me dhjetëra terrorist të ISIS në veri të Irakut
(last modified Wed, 30 Dec 2020 13:23:37 GMT )
Dhjetor 30, 2020 14:23 Europe/Tirane
  • Arrestohet me dhjetëra terrorist të ISIS në veri të Irakut

Organizata e forcave vullnetare Hasdh Sha’bi të Irakut ka njoftuar për arrestimin e 30 terroristëve të ISIS në dy provincat Salahudin dhe Kirkuk në veri të Irakut.

Ali Al-Husejni, shefi i zyrës për informim të forcave Hashd Sha’bi në pjesën veriore të Irakut, ditën e mërkurë në një intervistë me faqen informative Al-Maluma, deklaroi: “Në bashkëpunim me fiset arabe, me familjarëve dhe të afërmit e të akuzuarve për veprime terroriste dhe me mbledhjen e informacioneve të nevojshme nga ana e forcave të sigurisë së Irakut dhe të Hashd Sha’bi, janë arrestuar 30 terroristë të grupit ISIS në dy provincat Salahudin dhe Kirkuk të Irakut”.

Nga ana tjetër, një funksionar i sigurisë në komandën e forcave Hashd Sha’bi në provincën Anbar të Irakut, ka njoftuar për arrestimin e dy terroristëve të ISIS të cilët kishin tentuar të hyjnë në qytetin Faluja dhe ka thënë se forcat e sigurisë së Irakut kanë neutralizuar përpjekjet e këtyre dy terroristëve për të hyrë në Faluxha dhe të dy këta perona janë arrestuar pasi që ishin nën përndjekjen e forcave të sigurisë. Këta dy terroristë janë të akuzuar për pjesëmarrje në veprime terroriste dhe në sulme kundër forcave ushtarake gjatë operacioneve për çlirimin e Irakut.