Gjykata e Irakut lëshon urdhërarresti për Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102739-gjykata_e_irakut_lëshon_urdhërarresti_për_donald_trump
Gjykata “Al-Risafa” e Irakut që është përgjegjëse për ndjekjen e dosjes së atentatit terrorist ndaj komandantëve të Rezistencës, gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, ka lëshuar urdhërarresti për Donald Trump, presidentin e Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2021 11:06 Europe/Tirane
  • Gjykata e Irakut lëshon urdhërarresti për Donald Trump

Gjykata “Al-Risafa” e Irakut që është përgjegjëse për ndjekjen e dosjes së atentatit terrorist ndaj komandantëve të Rezistencës, gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, ka lëshuar urdhërarresti për Donald Trump, presidentin e Amerikës.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Irakut njoftoi se gjykatësi special i gjykatës për hetimin “Al-Risafa” ka publikuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se pas përfundimit të dëshmive të paditësve juridikë të kësaj dosje dhe gjithashtu përfundimit të hetimeve të para, sot (e enjte) në mëngjes, është lëshuar urdhërarresti për Donald Trump.

Sipas kësaj deklarate, hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë pjesëmarrës në këtë krim si ata irakianë dhe ata joirakianë, do të vazhdojnë.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, dhe Abu Mahdi Al-Mahdi, zv/shefit të forcave popullore Hashd Sha’bi të Irakut, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të vitit 2020 gjatë një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.