Gjashtë palestinezë plagosen në sulmin sionist ndaj Ramallahut
Disa palestinezë u plagosën kur militantët sionistë sulmuan palestinezët në Ramallah.
Të premten në mbrëmje, forcat izraelite sulmuan fshatin al-Mughir, në verilindje të Ramallahut në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me palestinezët. Sipas burimeve lokale, ushtria izraelite qëlloi me plumba dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve, duke plagosur gjashtë palestinezë dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë, sidomos me gaz lotsjellës. Militantët sionistë arrestuan gjithashtu tetë palestinezë gjatë përleshjeve. Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë pjesë të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të rreme. Aktualisht në burgjet izraelite gjenden 4,700 palestinezë të burgosur, duke përfshirë 250 fëmijë dhe 47 gra.