11 terroristë vriten në luftimet me ushtrinë e Sirisë
Në sulmet e ushtrisë së Sirisë kundër pozicioneve të terroristëve në veriperëndimor të provincës Hamah, janë vrarë me dhjetëra terroristë.
Burimet informative kanë njoftuar se forcat e ushtrisë së Sirisë ditën e diele kanë sulmuar forcat e grupit terrorist “Xhjeshul-Nasr” në rajonin Sehl Al-Gharib në veriperëndim të provincës Hamah të Sirisë ku si pasojë janë vrarë 11 terroristë dhe janë plagosur disa të tjerë.
Zyra informative ushtarake e Sirisë ka raportuar se grupi terrorist “Xhejshul-Nasr” me mbështetjen e ushtrisë së Turqisë, po kryen veprime destruktive në rajon.
Forcat e ushtrisë së Turqisë me pretekst të përballjes me forcat kurde të Sirisë dhe për të ndaluar hyrjen e refugjatëve siriane në terrin e Turqisë, ka pushtuar disa rajone në pjesën veriore të Sirisë dhe po mbështet grupet terroriste për të luftuar kundër ushtrisë siriane.
Qeveria e Sirisë shumë herë ka kërkuar nga institucionet ndërkombëtare dhe nga OKB që ta detyrojnë Turqinë që të tërhiqet nga rajone e pushtuara në veri të Sirisë dhe ta respektojë integritetin territorial të Sirisë, por këto kërkesa janë refuzuar nga Qeveria e Turqisë.