Udhëheqësit palestinezë theksojnë nevojën e forcimit të unitetit kombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102886-udhëheqësit_palestinezë_theksojnë_nevojën_e_forcimit_të_unitetit_kombëtar
Udhëheqësit palestinezë theksuan nevojën për të vazhduar përpjekjet për të rivendosur unitetin kombëtar dhe rezistencën e gjithanshme për të arritur një strategji të unifikuar kombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2021 05:19 Europe/Tirane
  • Udhëheqësit palestinezë theksojnë nevojën e forcimit të unitetit kombëtar

Udhëheqësit palestinezë theksuan nevojën për të vazhduar përpjekjet për të rivendosur unitetin kombëtar dhe rezistencën e gjithanshme për të arritur një strategji të unifikuar kombëtare.

Udhëheqësit e Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) dhe Xhihadi Islamik u takuan të martën në Doha, kryeqyteti i Katarit për të diskutuar mbi zhvillimet në lidhje me ringjalljen e unitetit kombëtar Palestinez dhe përfundimin e mosmarrëveshjeve bazuar në organizimin e  zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe lokale. Hamas dhe Xhihadi Islamik gjithashtu shqyrtuan mënyrat për të forcuar Frontin Kombëtar për të shtuar përpjekjet për të zgjidhur çështjen Palestineze, për të kundërshtuar aneksimin e territoreve Palestineze nga Izraeli dhe për të kundërshtuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.  Dy delegacionet palestineze e konsideruan rezistencën si opsionin e vetëm kombëtar që garanton arritjen e qëllimeve dhe interesave të popullit palestinez.  Delegacionet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik diskutuan zhvillimet në rajon dhe botë dhe reflektimin e tyre mbi realitetin e Palestinës, si dhe të ardhmen e situatës politike në Palestinë dhe mënyrat e bashkëveprimit.