Bahrejnasit protestojnë për emërimin e përfaqësuesit izraelit në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102935-bahrejnasit_protestojnë_për_emërimin_e_përfaqësuesit_izraelit_në_bahrejn
Njerëzit në Bahrejn kanë dalë në rrugë për të denoncuar emërimin e një të ngarkuari me punë të Izraelit në këtë vend dhe normalizimin e lidhjeve me regjimin e Tel Avivit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 15, 2021 18:32 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit protestojnë për emërimin e përfaqësuesit izraelit në Bahrejn

Njerëzit në Bahrejn kanë dalë në rrugë për të denoncuar emërimin e një të ngarkuari me punë të Izraelit në këtë vend dhe normalizimin e lidhjeve me regjimin e Tel Avivit.

Të Premten protestuesit organizuan tubime nëpër Bahrejn për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin Palestinez. Protestuesit mbanin banderola ku shkruhej "Pushtues sionistë, ju nuk keni vend në vendin tonë!" dhe "Ne do t'ju hedhim jashtë". Protesta erdhi pasi ministria e jashtme izraelite në një postim në llogarinë e saj në gjuhën arabe në Twitter tha se Itay Tagner ishte emëruar si i ngarkuari me punë i Izraelit në Bahrejn dhe se ai ishte takuar me Ministrin e Jashtëm të Bahrejnit Khalid bin Ahmed Al Khalifah. Në Bahrejn, protesta të gjera popullore janë mbajtur kundër marrëveshjes së normalizimit me Izraelin, duke dënuar regjimin e Manamas për bërjen e një veshi të shurdhër ndaj thirrjeve të popullit kundër vendosjes së marrëdhënieve me pushtuesit e Palestinës.