Arrestohen 5 persona për veprime destruktive në Tripoli të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i103516-arrestohen_5_persona_për_veprime_destruktive_në_tripoli_të_libanit
Ushtria e Libanit ka njoftuar për arrestimin e pesë personave të dyshuar për implikim në veprime destruktive, trazira dhe djegien e ndërtesës së bashkisë në qytetin Tripoli në veri të Libanit gjatë protestave të fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2021 11:36 Europe/Tirane
  • Arrestohen 5 persona për veprime destruktive në Tripoli të Libanit

Ushtria e Libanit ka njoftuar për arrestimin e pesë personave të dyshuar për implikim në veprime destruktive, trazira dhe djegien e ndërtesës së bashkisë në qytetin Tripoli në veri të Libanit gjatë protestave të fundit.

Faqja informative Al Ahd ka njoftuar se ushtria e Libanit sot me anë të një deklarate, ka deklaruar se ka arrestuar pesë personave njëri prej tyre shtetas i Sirisë, gjatë protestave në qytetin Tripoli të Libanit.

Në këtë deklaratë thuhet se këta persona janë akuzuar për pjesëmarrjen në kryerjen e veprimeve destruktive, krijimin e trazirave dhe djegien e ndërtesës së bashkisë në qytetin Tripoli në veri të Libanit.

Komanda e ushtrisë së Libanit në deklaratën e saj ka theksuar: “Njësitë ushtarake nuk do të kursejnë asnjë përpjekje të tyre për ta ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në qytetin Tripoli dhe gjithashtu në rajonet e tjera të Libanit”.