Formohet opozita e re e Egjiptit jashtë vendit
Opozitarët e Egjiptit jashtë vendit do të krijojnë një union të ri opozitar kundër regjimit të Egjiptit me emrin “Unioni i Forcave Kombëtare të Egjiptit”.
Agjencia e lajmeve Anatoly duke cituar burime të afërta me opozitarët e Egjiptit, ka deklaruar se opozitarët egjiptianë sot (të enjten) gjatë një takim të zhvilluar në Stamboll, do të deklarojnë zyrtarisht krijimin e këtij unioni opozitar.
Në këtë takim do të marrin pjesë disa liderë të opozitarëve egjiptianë si Imen Nur, një prej ish-kandidatëve për president të Egjiptit, përfaqësues të Lëvizjes Vëllazëria Myslimane, partive liberale dhe disa personalitete të pavarura.
Sipas këtij burimi, zgjedhja e datës 11 shkurt si datë për deklarimin e krijimit të këtij unioni të ri njëkohësisht me përvjetorin e dorëheqjes së Huseni Mubarak, ish-presidentit egjiptian gjatë revolucionit të 11 shkurtit në Egjipt, simbolizon kërkesat për rrëzimin e regjimit të Abdulfetah Al-Sisi, presidentit aktual të Egjiptit.