Një kolon sionist vret dhe plagos katër palestinezë
(last modified Fri, 12 Feb 2021 12:02:20 GMT )
Shkurt 12, 2021 13:02 Europe/Tirane
  • Një kolon sionist vret dhe plagos katër palestinezë

Një kolon sionist në veri të Palestinës së pushtuar ka shtypur me makinë katër palestinezë ku si pasojë njëri prej tyre është martirizuar dhe tre të tjerë janë plagosur.

Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe ka njoftuar se ky veprim i kolonit sionist është kryer sot (të premten) në rajonin Ajnul-Bejda në veri të Palestinës së pushtuar.

Disa burime palestineze kanë njoftuar se si pasojë e këtij veprimi të kolonit sionist është martirizuar një kalimtar rasti 50 vjeçar dhe një person tjetër plagosur shumë rëndë ndërsa katër persona kanë marrë lëndime të lehta.

Të martën në mbrëmje gjithashtu një banorë palestinez i fshatit Kafar në rrethin Selfit në Bregun perëndimor është shtypur me makinë nga një kolon sionist dhe është martirizuar.

Tags