Bin Selman shpenzon me miliarda dollar vetëm për argëtim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104266-bin_selman_shpenzon_me_miliarda_dollar_vetëm_për_argëtim
Burimet mediale kanë njoftuar se princi i kurorës së Arabisë Saudite ka shpenzuar miliarda dollarë vetëm për argëtim dhe dëfrim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2021 11:11 Europe/Tirane
  • Bin Selman shpenzon me miliarda dollar vetëm për argëtim

Burimet mediale kanë njoftuar se princi i kurorës së Arabisë Saudite ka shpenzuar miliarda dollarë vetëm për argëtim dhe dëfrim.

Faqja informative "Africa Report" njoftoi se Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite dhe ministri i mbrojtjes së këtij vendi, gjatë dy viteve të para që ka marrë pushtetin në Arabinë Saudite, ka shpenzuar 1.18 miliardë dollarë për organizimin e ahengjeve, udhëtimeve të fshehura në ishujt Maldiv, për anijen argëtues dhe argëtime të tjera.

Pasi që Mbreti Selman Abdulaziz u bë mbret dhe qasjes së Bin Selman në thesaret dhe pasuritë saudite, ai ka bërë shpenzime shumë të larta për t'i prishur imazhin e djalit të xhaxhait të tij Muhamed bin Najef dhe për argëtimet dhe shëtitjet e veta. Në bazë të këtij raporti, princi i kurorës së Arabisë Saudite, në fillim të arritjes në pushtet kur e kaplonte vapa e madhe Riadin, shkonte në qytete evropiane me klimë të freskët si dhe në ishujt Maldiv.

Bin Selman gjatë këtyre udhëtimeve kurrë nuk ishte vetëm, por shoqërohej nga grupe të miqve të tij që në shumë raste është raportuar se ai shoqërohej me nga dhjetë e më shumë persona dhe ai ka shpenzuar shuma të mëdha parash gjatë këtyre udhëtimeve.