Vazhdojnë protestat në Liban kundër situatës ekonomike / Protestuesit bllokojnë rrugët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i104560-vazhdojnë_protestat_në_liban_kundër_situatës_ekonomike_protestuesit_bllokojnë_rrugët
Dhjetëra libanezë protestuan në provincën al-Baqaa kundër situatës ekonomike dhe mbyllën disa rrugë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 21, 2021 05:55 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat në Liban kundër situatës ekonomike / Protestuesit bllokojnë rrugët

Dhjetëra libanezë protestuan në provincën al-Baqaa kundër situatës ekonomike dhe mbyllën disa rrugë.

Sipas ISNA, duke cituar gazetën Al-Quds Al-Arabi, demonstruesit në provincën al-Baqaa mbanin flamuj dhe pankarta libanezë ku protestonin për situatën ekonomike në vendin e tyre, duke theksuar se të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejtën për shëndetin, ushqimin, strehimin, arsimin dhe punësim. Protestuesit bllokuan rrugën kryesore në këtë provincë dhe u mblodhën para një stacioni policie për të kundërshtuar ndalimin e vazhdueshëm të disa demonstruesve. Një numër aktivistësh gjithashtu folën në mbështetje të angazhimit të tyre në "Intifadën e 17 Tetorit", duke fajësuar klasën politike për përkeqësimin e situatës në vend dhe duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. Kohët e fundit, Tripoli dëshmoi protesta kundër situatës ekonomike, gjatë së cilës shpërthyen përplasje midis forcave të sigurisë dhe protestuesve. Përleshjet vranë një person dhe plagosën më shumë se 200 të tjerë. Libani ka vuajtur nga kriza më e rëndë ekonomike për më shumë se një vit.