Forcat e Ansarullah avancojnë në provincën Meareb të Jemenit
Burimet mediale kanë njoftuar për avancimin e forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore në provincën Meareb të Jemenit ku gjatë luftimeve të zhvilluara janë vrarë disa komandantë të lartë të forcave të varura nga regjimi Al Saud në këtë rajon.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se mediat dhe rrjetet sociale nga Jemeni të enjten kanë thënë se forcat e Sana kanë arritur të marrin nën kontroll dy rajone në Vadi Dhane në juglindje të qytetit Sirvah në perëndim të provincës Meareb.
Burimet ushtarake jemenase kanë njoftuar për shembjen e shpejtë të pozicioneve të forcave të Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje të Jemenit dhe mbështetur nga regjimi Al Saud dhe koalicioni agresor i Arabisë Saudite në periferi të qytetit Meareb dhe kanë shtuar: “Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit janë duke avancuar drejt korridorit lindor që lidh provincën Meareb me provincën Hadrameot në lindje të Jemenit drejt korridorit Al-Vadi’a me Arabinë Saudite”.
Njëkohësisht me përmbysjen e afërt të forcave të mbështetura nga Arabia Saudite në provincën Meareb, burimet jemenase kanë njoftuar edhe për arratisjen e krerëve të partisë “Al-Islah” të Mansur Hadi në Turqi në mesin e tyre edhe Muhamed Al-Hazmi.
Burimet jemenase gjithashtu kanë njoftuar për vrasjen e dy komandantëve të lartë të forcave mercenare të regjimit Al Saud në betejën e bjeshkës Al-Mushaxhah dhe kanë thënë: “Forcat e lëvizjes Ansarullah po avancojnë drejt digës së Meareb për ta kompletuar rrethimin e saj, ndërsa forcat e mbështetura nga koalicionit agresor i Arabisë Saudite kanë pësuar disfatë të rëndë në frontin verior në afërsi të qytetit Meareb.