OKB: 16 milion Jemenas do të vuajnë nga uria këtë vit
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi të Dielën se më shumë se 16 milion njerëz në Jemen do të përballen me urinë këtë vit (2021).
Zyra e KB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha në një deklaratë se gjysmë milioni jemenas aktualisht po përballen me uri të rëndë. Duke vënë në dukje se rreziku i urisë së rëndë në Jemen nuk ka qenë kurrë kaq serioz, zyra shtoi se vitet e konfliktit, rënia ekonomike dhe kolapsi organizativ kanë çuar në nevoja të gjera humanitare në të gjitha zonat e Jemenit. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar më parë se Jemeni po përballet me krizën më të rëndë ushqimore në botë. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur një pushtim ushtarak të Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ndaj këtij vendi ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë më shumë se 17,000 Jemenas, plagosur dhjetëra mijëra dhe zhvendosur miliona Jemenas. Agresioni ushtarak saudit ka lënë gjithashtu vendin e varfër të Jemenit me mungesë të madhe ushqimesh dhe ilaçesh.