Forcat jemenase vazhdojnë avancimin në Meareb
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë vazhduar avancimin e vet në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore të qytetit Meareb dhe i janë afruar selisë së ministrisë së mbrojtjes së qeverisë së Mansur Hadi të mbështetur nga Arabisë Saudite.
Kanali informativ Al Akhbar ka njoftuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit të martën kanë arritur të marrin nën kontroll disa fshatra në periferi të qytetit Al-Asdad, qendër e rrethi Raghvan deri te rajoni Vadi Nakhla dhe në rrethinën e rajonit Al-Tal’a në lindje të qytetit Sirvah.
Në frontin veriperëndimor të qytetit Meareb, forcat jemenas gjithashtu kanë vazhduar avancimin e tyre në rajonet Mujes, Al-Talili, Al-Savalih dhe Ale Zobe’a dhe janë afruar pranë bazës ushtarake Tedavin në pjesën perëndimore.
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit ditën e kaluar kanë avancuar në disa pjesë të reja të rajoneve perëndimore Al-Tal’e Al-Hamra’e.
Duke pasur parasysh faktin se forcat e mbështetur nga regjimi saudit nuk kanë arritur të rimarrin rajonin Al-Tal’e Al-Hamra’e që përmban depo të mëdha të armatimeve në Sirvah, avionët luftarakë të Arabisë Saudite 16 herë kanë bombarduar këto rajone.