Muhamed bin Selman jep urdhrin për arrestimin e vjehrrit të tij
Një burim saudit ka njoftuar se princi i kurorës së Arabisë Saudite ka lëshuar urdhrin për arrestimin e Mashhur bin Abdulaziz, xhaxhain dhe vjehrrin e vet të cilin e ka vendosur në burg shtëpiak.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një burim saudit ka njoftuar për zemërimin e Muhamed bin Selman me Mashhur bin Abdulaziz, xhaxhain dhe vjehrrin e vet.
Ky burim saudit ka thënë për faqen informative WikiLeaks se urdhri i Bin Selman për arrestim dhe burgim shtëpiak të vjehrrit të tij është lëshuar pasi që ai pa informimin e autoriteteve të sigurisë së Arabisë Saudite është takuar me një funksionar të rëndësishëm të sigurisë së Amerikës.
Mashhur bin Abdulaziz është babai Sara bint Mashhur bashkëshortes së Muhamed bin Selman dhe njëkohësisht vëllai prej babe i mbretit të Arabisë Saudite. Përveç atij, edhe katër djem të tjerë të Abdulaziz Ale Saud si Mamduh, Ahmed, Abdullah dhe Mokaren akoma janë gjallë dhe të gjithë janë më të ri në moshë se sa mbreti Selman dhe mund të konsiderohen kërcënim për mbretërinë e ardhshme të Muhamed bin Selman.
Muhamed bin Selman në prill të vitit 2008 është martuar me Sara bint Mashhur dhe tani kanë katër fëmijë.