Ushtria jemenase vazhdon avancimin në jug të Meareb
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105362-ushtria_jemenase_vazhdon_avancimin_në_jug_të_meareb
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë vazhduar avancimet dhe sukseset e veta në betejat e tyre kundër forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në frontin Xhebel Murad në jugperëndim të provincës Meareb.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2021 11:10 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase vazhdon avancimin në jug të Meareb

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë vazhduar avancimet dhe sukseset e veta në betejat e tyre kundër forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në frontin Xhebel Murad në jugperëndim të provincës Meareb.

Burimet lokale në provincën Meareb të enjten në mbrëmje kanë thënë se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit duke garantuar sigurinë për rajone të reja në frontin Xhebel Murad, kanë ngushtuar edhe më shumë hallkën e rrethimit të forcave të koalicionit agresor në jugperëndim të provincës Meareb.

Ndërkohë forcat jemenase të dielën e kaluara në vazhdim të avancimeve të tyre në Meareb, kanë çliruar disa rajone strategjike në veriperëndim të provincës Meareb dhe kanë arritur të marrin nën kontroll lartësitë strategjike Hame Dhijab. Nga ana tjetër, forcat e sigurisë dhe inteligjencës së lëvizjes Ansarullah të Jemenit gjatë ditëve të fundit kanë publikuar një raport në lidhje me aktivitetin e anëtarëve dhe krerëve të lartë të organizatës terroriste Al Kaida në provincën Meareb ku tregohet pozita e vendeve të tilla si depot e armatimit, kampet trajnuese dhe rrugët sekrete për qarkullimin e tyre për të vendosur lidhje me forcat mercenare saudite në këtë rajon.