Vazhdojnë protestat e qytetarëve në Liban
Protestat në Liban kundër gjendjes së rëndë ekonomike dhe jetësore kanë vazhduar nën hijen e përpjekjeve të reja të Nabie Bari, kryetarit të Parlamentit të Libanit për të afruar pikëpamjet e subjekteve politike me qëllim formimin e qeverisë së re në këtë vend.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se protestat qytetare në Liban kundër gjendjes së rëndë ekonomike dhe krizës financiare kanë vazhduar edhe në 24 orët e kaluara dhe protestuesit kanë kërkuar përshpejtimin e formimit të qeverisë dhe përndjekjen ligjore të autoriteteve të korruptuara.
Nga aspekti politik, gjithashtu Nabie Bari, kryetari i Parlamentit të Libanit, ka filluar përpjekje të reja dhe serioze për ta shpejtuar procesin e formimit të kabinetit qeveritar të këtij vendi që deri më tani për shkak të mosmarrëveshjeve të subjekteve politike, nuk është arritur kurrfarë rezultati, prandaj ai ka marrë një iniciativë të re.