Tre ekipe të Mossad veprojnë në kampin Al-Hul në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105640-tre_ekipe_të_mossad_veprojnë_në_kampin_al_hul_në_siri
Unioni i Dijetarëve Mysliman në Irak ka zbuluar se tre ekipe të organizatë inteligjente dhe spiunazhe Mossad të regjimit sionist veprojnë kampin e refugjatëve Al-Hul në verilindje të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 18, 2021 14:03 Europe/Tirane
  • Tre ekipe të Mossad veprojnë në kampin Al-Hul në Siri

Unioni i Dijetarëve Mysliman në Irak ka zbuluar se tre ekipe të organizatë inteligjente dhe spiunazhe Mossad të regjimit sionist veprojnë kampin e refugjatëve Al-Hul në verilindje të Sirisë.

Xhabar Al-Ma’muri, kryetari i Unionit të Dijetarëve Mysliman në provincën Dejale të Irakut të enjten në një intervistë me faqen informative Al Maluma, ka thënë: “Këto tre ekipe po veprojnë në këtë kamp nën petkun e organizatave humanitare, mirëpo në realitet janë agjent të inteligjencës që mision kryesor kanë rekrutimin e të rinjve në bandat e ndryshme dhe mbështetjen e tyre. Prania e agjentëve të Mossad në kampin e refugjatëve Al-Hul të Sirisë tregon ekzistimin e programeve të tjera kundër rajonit të Azisë Perëndimore, sidomos kundër Irakut. Sipas informacioneve të zbuluara, sulmet e fundit janë kryer nga terroristët e pranishëm në kampin e refugjatëve Al-Hul dhe kjo do të thotë se ekzistojnë plane dhe programe të caktuara në të cilat është implikuar Mossad. Në këtë mënyrë duket se kampi i refugjatëve Al Hul është shndërruar në një vendveprim të organizatave inteligjente të shteteve të ndryshme të botës që synojnë prishjen e sigurisë së rajonit dhe të Irakut, prandaj shkaku i mbështetjes së Amerikës ndaj këtij kampi ku strehohen me mijëra terrorist të ISIS, është pikërisht ky qëllim”.