Terroristët planifikojnë sulm kimik në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105714-terroristët_planifikojnë_sulm_kimik_në_veri_të_sirisë
Nëndrejtori i Qendrës për Pajtimin e Palëve në konflikt në Siri njoftoi se grupi terrorist "Tahrir al-Sham" po përgatitet të përdorë substanca toksike në provincën verilindore Idlib, në veri të vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 20, 2021 07:20 Europe/Tirane
  • Terroristët planifikojnë sulm kimik në veri të Sirisë

Nëndrejtori i Qendrës për Pajtimin e Palëve në konflikt në Siri njoftoi se grupi terrorist "Tahrir al-Sham" po përgatitet të përdorë substanca toksike në provincën verilindore Idlib, në veri të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik ruse, koloneli Alexander Karpov të shtunën në mëngjes tha se informacioni i marrë tregon se elementët terroristë të grupit "Tahrir al-Sham" po përgatiten për të kryer operacione provokuese duke përdorur substanca toksike në provincën verilindore Idlib.  Sipas Karpov, terroristët po komplotojnë për të kryer një sulm kimik në qytetin e Kitian për të akuzuar qeverinë e Damaskut për gjoja përdorimin e armëve kimike kundër civilëve.  Lidhur me kthimin e shtetasve sirianë në fshatrat e provincës Al-Raqqa në Sirinë lindore, zv / drejtori i Qendrës për Pajtimin e Palëve në Siri tha se me mbështetjen e kësaj qendre, qytetarët sirianë ranë dakord që të kthehen në shtëpitë e tyre në fshatra e Al-Malq, Jbeil dhe Sidon në provincën al-Raqqa.  Ndërsa terroristët dhe grupet e armatosura të mbështetura nga Perëndimi,  kanë përdorur në mënyrë të përsëritur armë kimike kundër popullit sirian dhe ushtrisë dhe  provat për këtë janë siguruar, vendet perëndimore deri më tani kanë refuzuar të dënojnë apo edhe të ngrenë çështjen në këshillin e Sigurisë së KB.  Ata duke botuar informacione të rremë në këtë drejtim, përpiqen të akuzojnë qeverinë e Damaskut, përfshirë këtu edhe ngjarjen lëshimi të gazrave toksikë në Khan Sheikhun.