Damasku zyrtar reagon ndaj projektrezolutës së Anglisë kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i105924-damasku_zyrtar_reagon_ndaj_projektrezolutës_së_anglisë_kundër_sirisë
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka theksuar se Anglia dhe mbështetësit e tjerë të grupeve terroriste që veprojnë në Siri, nga aspekti i moralit dhe nga aspekti politik nuk kanë legjitimitetin e duhur për të propozuar rezoluta kundër Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2021 10:15 Europe/Tirane
  • Damasku zyrtar reagon ndaj projektrezolutës së Anglisë kundër Sirisë

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka theksuar se Anglia dhe mbështetësit e tjerë të grupeve terroriste që veprojnë në Siri, nga aspekti i moralit dhe nga aspekti politik nuk kanë legjitimitetin e duhur për të propozuar rezoluta kundër Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Husamudin Ala, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, ditën e mërkurë në lidhje me projektrezolutën e propozuar nga Anglia rreth të drejtave të njeriut në Siri, vuri në dukje veprimet e Anglisë gjatë dhjetë viteve të kaluara kundër popullit dhe vendit të Sirisë dhe shtoi: “Insistimi i Londrës dhe i shteteve të tjera mbështetëse të kësaj projektrezolute për t’i bërë politike veprimet e KS të OKB është në mënyrë që veprimet e tilla janë në kundërshtim me Kartën e OKB dhe me parimet e paanshmërisë. Anglia mbështetësja kryesore e kësaj projektrezolute, gjatë dhjetë viteve të kaluara ka qenë një prej faktorëve kryesore në falsifikimin e pretendimeve dhe propagandës mediale dhe politike kundër qeverisë së Sirisë. Anglia gjithashtu ka qenë projektues i të ashtuquajturit “komitet ndërkombëtar për hetime” që raportet dhe deklaratat e anëtarëve të tij tregojnë qartë rolin e këtij komiteti në shtimin e krizës së Sirisë dhe krijimit të përçarjeve në këtë Këshill”.

Husamudin Ala gjithashtu ka thënë se pretendimet për gjoja interesimin për zgjidhjen politike dhe për t’i dhënë fund dhimbjeve dhe vuajtjeve njerëzore dhe për ta respektuar sovranitetin e Sirisë dhe integritetin territorial të këtij vendi janë në kundërshtim të plotë me përmbajtjen e projektrezolutës së Anglisë e cila është e bazuar mbi provokimet kundër institucioneve siriane, anashkalimin e realiteteve dhe përpjekjeve të qeverisë së Sirisë në mbështetjen dhe mbrojtjen e qytetarëve të këtij vendi përball grupeve terroriste”.