Sulmohet anija izraelite në Detin Makran
Mars 26, 2021 08:09 Europe/Tirane
Burimet e lajmeve kanë raportuar se një raketë goditi një anije në Detin Makran që i përkiste një kompanie izraelite.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, raportet tregojnë se një anije mallrash që i përkiste një kompanie në Palestinën e okupuar u godit nga një raketë në Detin Makran dhe u dëmtua. Kanali izraelit TV 12 raportoi se anija po shkonte nga Tanzania për në Indi dhe vazhdoi udhëtimin e saj edhe pas sulmit. Media sioniste raportoi se kompania është në pronësi të XT Management, me qendër në qytetin port Haifa në Palestinën e okupuar.
Tags