Arabia Saudite pranon aftësinë raketore të ushtrisë jemenase
Ministri Saudit i Informacionit njoftoi të Mërkurën në mbrëmje se Arabia Saudite është goditur nga 359 raketa balistike që nga fillimi i luftës në Jemen.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Maxhid al-Kasbi gjithashtu pretendoi se 589 dronë kanë synuar Arabinë Saudite deri më tani. Sulmet me raketa dhe dronë të ushtrisë së Jemenit thellë në territorin saudit janë intensifikuar pas sulmeve ajrore saudite dhe pas forcimit të bllokadës ndaj Jemenit, dhe jemenasit këto sulme i përshkruajnë si një "parandalues" ndaj agresionit dhe rrethimit të vendit të tyre. Sulmi i fundit i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit daton në 28 Mars, kur jemenasit përdorën 18 dronë dhe tetë raketa balistike për të shënjestruar objektet e naftës Aramco dhe pozicionet ushtarake saudite në thellësi të territorit të Arabisë Saudite.