Propozimi copëtues i Izraelit për Sirinë
Izraeli propozon të ndajë Sirinë në copa dhe të pushtojë pjesën më të madhe të territorit të saj.
Sipas Avia-Pro, Izraeli ka propozuar që të copëtojë territorin sirian si skenari i Jugosllavisë dhe t'i japë një pjesë të saj Turqisë, një pjesë Rusisë dhe një pjesë Shteteve të Bashkuara, pjesë e cila me sa duket arrin deri në 50% të sipërfaqes aktuale të Sirisë. "Zgjidhja duhet të qëndrojë në ndarjen e Sirisë: një shtet alavit në Sirinë perëndimore dhe një shtet suni në lindje, ashtu si Kosova u nda nga Serbia në rrethana të ngjashme", thotë Jerusalem Post. Me sa duket, "kështu pala izraelite synon jo vetëm të marrë kontrollin e Lartësive Golan, por edhe të minimizojë kërcënimin e një sulmi iranian", shkruan Avia-Pro. Duhet kujtuar se Rusia nuk e njeh Golanin e okupuar si territor të Izraelit. Gjithçka sugjeron se regjimi izraelit është dobësuar në të gjitha frontet. Strategjia e luftërave të ndërthurura tashmë ka dështuar, dhe Izraeli duket se përmes këtij të ashtuquajturi propozim, kërkon të mbajë rusët larg nga Lartësitë e Golanit. Duke vepruar kështu, regjimi izraelit, i cili është duke u frikësuar më shumë se kurrë për mbijetesën e tij, pret që të jetë në gjendje të shtyjë Shtetet e Bashkuara të veprojnë drejtpërdrejt në përgjigje të sulmeve nga Boshti i Rezistencës. A do të jenë në gjendje Shtetet e Bashkuara të mbrojnë mjaftueshëm Izraelin? Edhe kuadrot ushtarakë izraelitë nuk janë shumë optimistë. Gjeneral brigade Amir Avivi, ish-shefi i zyrës së komandantit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit izraelit, shkroi në një artikull se "në këto kohë na duhen Churchills, jo Chamberlains". "Irani po shqyrton sjelljen e administratës së re të SHBA në disa fronte dhe kjo në një kohë kur ajo çka SHBA ka treguar deri më tani ka qenë ngurrimi, dobësia dhe butësia përballë Iranit", rikonfirmon Amir Avivi. Ai vazhdon: “Në Irak, milicia e mbështetur nga Irani nisi sulmin e tretë me raketa brenda disa javësh kundër objektivave të SHBA. Në sulmin e parë, 14 raketa u qëlluan në një bazë të SHBA në Erbil. Një kontraktor amerikan u vra dhe gjashtë vetë, përfshirë një ushtar amerikan, u plagosën. Më 20 shkurt, një bazë ajrore e Shteteve të Bashkuara në Balad, në veri të Bagdadit, u godit. Një person u plagos. Të Premten, tre raketa u qëlluan në drejtim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdad. Përballë gjithë këtyre sulmeve, çfarë bënë amerikanët? Asgjë! Pa përgjigje ! Për iranianët, administrata e re e SHBA-së është mjaft e dobët për të bërë presione dhe kërcënime ". Amir Avivi më pas shtoi se Izraeli kishte frikë se Shtetet e Bashkuara do të ktheheshin në marrëveshjen e keqe bërthamore që u nënshkrua në vitin 2015 me Iranin. "Amerikanët shpresojnë se ata mund të nënshkruajnë një marrëveshje të re me iranianët pasi të anulohen sanksionet, por kjo është vetëm një shpresë e rreme, sepse do të jetë Irani ai që do të ketë gjithçka nën kontrollin e tij." Analisti izraelit tha se Izraeli duhet të qëndrojë në pozicionin e tij: "Sanksionet anti-iraniane duhet të hiqen vetëm nëse nënshkruhet një marrëveshje e re me Iranin". Amir Avivi arriti në përfundimin se "megjithëse një sulm ushtarak izraelit nuk është një opsion i preferuar, megjithatë është e nevojshme të jesh gjithnjë i gatshëm për ta bërë këtë, sepse një Iran bërthamor nuk është diçka me të cilin mund të bashkëjetosh lehtësisht".