Siri, 11 ushtarë turq të vrarë e të plagosur
Dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë turke u vranë ose u plagosën nga dy shpërthime pranë një baze ushtarake.
Sipas të ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), një vitrinë mediatike për opozitën siriane, "11 forca të ushtrisë turke u vranë ose u plagosën nga dy shpërthime që ndodhën pranë një baze të ushtrisë turke në periferi të rajonit Tall Tamer, në provincën Hasake, në veri-lindje të Sirisë ”. "Katër ushtarë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një mine që shpërtheu ndërsa ushtria turke kalonte midis fshatrave Kashka dhe al-Reihaniya," tha OSDH. Ky burim shtoi: "Shpërthimi i dytë ndodhi kur një grup ushtarësh arritën në vendin e ngjarjes për të shpëtuar të plagosurit." Burimet siriane nuk përjashtojnë një numër të rritur të vdekjeve pasi disa ushtarë u plagosën rëndë. Ndërkohë mësohet se një përpjekje tjetër nga ushtria turke për të përdorur mjetet e saj ajrore pa pilot Bayraktar TB2 për të kryer misione zbulimi dhe për të sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane dështoi të Mërkurën (7 Prill). Sipas informacionit të marrë nga sajti Avia-pro, "Siria përdori sistemet e saj Buk-M2E për të interceptuar tre dronë turq". Pas shfaqjes së dronëve turq në hapësirën ajrore të Sirisë, paralajmërimi i parë iu dërgua ushtrisë turke, paralajmërim që u injorua nga kjo e fundit, por sistemi i mbrojtjes ajrore siriane hapi zjarr dhe dronët ikën në drejtim të kufirit turk.