Hapja e linjave ajrore direkte mes Bahrejnit dhe regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107108-hapja_e_linjave_ajrore_direkte_mes_bahrejnit_dhe_regjimit_sionist
Bahrain Airlines njoftoi 3 qershorin si datën për fillimin e fluturimeve direkte për në Izrael.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 20, 2021 09:58 Europe/Tirane
  • Hapja e linjave ajrore direkte mes Bahrejnit dhe regjimit sionist

Bahrain Airlines njoftoi 3 qershorin si datën për fillimin e fluturimeve direkte për në Izrael.

Gazeta Bahrain Today raportoi se Bahrain Airlines ka filluar shitjen e biletave të drejtpërdrejta të fluturimit nga Manamaja në Tel Aviv dhe anasjelltas dhe se fluturimi i parë i drejtpërdrejtë midis Manama dhe Tel Aviv do të fillojë më 3 qershor. Duke mirëpritur incidentin, llogaria izraelite nw internet  "Izrael Arabic" që i përket Ministrisë së Jashtme të Izraelit njoftoi fillimin e fluturimeve direkte me Bahrejnin përmes linjës ajrore kombëtare të Bahrejnit "Gulf Air". Fluturimi i parë është planifikuar të niset në orën 11:50 të mëngjesit me kohën lokale dhe aeroplani do të ulet në Aeroportin Ben Gurion pas ngritjes nga Manamaja. Mbreti i Bahrejnit, Hamd bin Isa Al Khalifa, lëshoi ​​dy dekrete në fund të Marsit duke njoftuar krijimin e misionit diplomatik të vendit të tij në Palestinën e okupuar dhe emërimin e ambasadorit të parë të Bahrejnit në Tel Aviv. Bahrejni dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve vitin e kaluar, të ndërmjetësuar nga ish-Presidenti i SHBA Donald Trump. Pas kësaj ngjarjeje, regjimi sionist dhe Bahrejni përfunduan disa marrëveshje në fusha të ndryshme.