Militantët sionistë sulmojnë palestinezët në Kodsin e pushtuar
Burime mediatike raportuan se militantët sionistë sulmuan demonstruesit palestinezë në "Kodsin e okupuar".
Sipas Palestine Today; Forcat izraelite përsëri sulmuan demonstruesit palestinezë në Kodsin e pushtuar natën e kaluar. Pas sulmit, midis dy palëve filluan luftime të ashpra. Militantët sionistë përdorën municione të vërteta dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve palestinezë, thanë burimet e medias. Sipas raportit, një numër palestinezësh u plagosën dhe të tjerët u arrestuan nga militantët sionistë si rezultat i sulmeve të mbrëmshme sioniste. Kodsi i pushtuar dhe disa qytete të tjera palestineze kanë qenë dëshmitarë të përplasjeve midis milicëve sioniste dhe demonstruesve dhe besimtarëve palestinezë, të cilët në ditët e fundit janë ngritur në protestë kundër krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist kundër xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve. Të enjten e kaluar, 105 palestinezë u plagosën në një përplasje të ashpër midis militantëve sionistë dhe të rinjve palestinezë në Kodsin e pushtuar.