Banda të trafikimit të fëmijëve zbulohen në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107526-banda_të_trafikimit_të_fëmijëve_zbulohen_në_jemen
Sekretari i Përgjithshëm i Revolucionit Suprem të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit njoftoi zbulimin e bandave të trafikimit të fëmijëve në Jemen, nga shërbimet e sigurimit të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 29, 2021 04:57 Europe/Tirane
  • Banda të trafikimit të fëmijëve zbulohen në Jemen

Sekretari i Përgjithshëm i Revolucionit Suprem të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit njoftoi zbulimin e bandave të trafikimit të fëmijëve në Jemen, nga shërbimet e sigurimit të Jemenit.

Sipas IRNA, "Abdul Malik Badruddin al-Houthi" të Mërkurën, duke cituar situatën e Jemenit tha se  bandat e trafikimit të fëmijëve janë të ndarë në tre kategori, disa për punë të detyruar dhe trafik të drogës, të tjera për shfrytëzim seksual dhe disa për lypje për përfitimet e këtyre bandave. Ai shtoi:  Këto banda kontrabandojnë organe të fëmijëve dhe janë të lidhura me mafiet evropiane dhe amerikane. Al-Houthi shtoi: Në këmbim të parave, bandat kriminale blejnë fëmijë nga prindërit e tyre dhe i trafikojnë në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur pushtim ushtarak të Jemenit që nga marsi i vitit 2015 duke vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror ndaj këtij vendi. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë më shumë se 16,000 civilë të pafajshëm jemenas, plagosur me dhjetëra mijëra dhe zhvendosur me miliona jemenas.