Protesta në Jordani dhe Liban në mbështetje të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107546-protesta_në_jordani_dhe_liban_në_mbështetje_të_kodsit
Njëkohësisht me shtimin e agresionit të sionistëve në Kodsin e shenjtë, shoqata e të rinjve jordanezë si dhe qytetarët në jug të Libanit kanë organizuar protesta në mbështetje të Kodsit të shenjtë të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 29, 2021 14:25 Europe/Tirane
  • Protesta në Jordani dhe Liban në mbështetje të Kodsit

Njëkohësisht me shtimin e agresionit të sionistëve në Kodsin e shenjtë, shoqata e të rinjve jordanezë si dhe qytetarët në jug të Libanit kanë organizuar protesta në mbështetje të Kodsit të shenjtë të Palestinës.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se qytetarët jordanezë ditën e enjte me thirrjen e shoqatës së të rinjve të këtij vendi për ta ndihmuar Kodsin, në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, kanë organizuar protesta për të deklaruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me Kodsin e shenjtë.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë theksuar se qëllimi më i lartë i popullit jordanez është shkatërrimi i regjimit sionist nëpërmjet të mbështetjes së rezistencës me të gjitha format e mundshme.

Imen Al-Safdi, ministri i punëve të jashtme të Jordanisë, më parë gjithashtu kishte thënë se sulmet raciste kundër pjesës së vjetër të Kodsit të pushtuar janë të dënueshme me të gjitha masat.

Gjithashtu qytetarët libanezë dhe refugjatët palestinezë në jug të Libanit kanë protestuar në mbështetje të Kodsit të shenjtë.