Mjekët pa Kufij shprehin shqetësimin për mungesën e ilaçeve në Gaza
Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) ka shprehur shqetësimin në lidhje me mungesën e gjerë të ilaçeve në Rripin e Gazës për shkak të rrethimit izraelit dhe sulmeve në këtë rajon.
Sipas kanalit Al Jazeera të hënën; Helen Patterson, kreu i organizatës Mjekët pa Kufi në Gaza, tha se rrethimi izraelit dhe sulmet ajrore në Gaza kishin çuar në një mungesë të gjerë të ilaçeve dhe kanë intensifikuar shumë sfidën për të luftuar virusin Korona. Patterson tha se problemi më i madh aktual në Rripin e Gazës është pamundësia për të ofruar ilaçe për shkak të sulmeve sioniste dhe shtoi se "ne nuk e dimë për sa kohë sistemi shëndetësor i Gazës do t'i rezistojë bombardimeve izraelite. Përplasjet midis rezistencës palestineze dhe regjimit sionist filluan të hënën e kaluar, pas përfundimit të ultimatumit të rezistencës për Tel Avivin, për nevojën për t'i dhënë fund agresionit të regjimit sionist në Kods dhe xhaminë Al-Aksa. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, deri më tani në shtatë ditët e agresionit Izraelit në Rripin e Gazës 192 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra. Ndërkohë 1,200 palestinezë të tjerë gjithashtu janë plagosur. Më shumë se 10 sionistë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet me raketa të rezistencës në territoret e okupuara.