Regjimi sionist përdor bomba me fosfor kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108444-regjimi_sionist_përdor_bomba_me_fosfor_kundër_palestinezëve
Ministria e Jashtme palestineze kritikoi sabotimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Palestinën nga SHBA, duke thënë se regjimi sionist kishte kryer krime lufte dhe madje kishte përdorur bomba fosforike kundër banorëve të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 17, 2021 15:10 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist përdor bomba me fosfor kundër palestinezëve

Ministria e Jashtme palestineze kritikoi sabotimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Palestinën nga SHBA, duke thënë se regjimi sionist kishte kryer krime lufte dhe madje kishte përdorur bomba fosforike kundër banorëve të Rripit të Gazës.

Pas sabotimit dhe dështimit të takimit të tretë virtual të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi zhvillimet në Palestinë dhe Gaza, Ministria e Jashtme  e Autoritetit Autonom Palestinez dënoi të hënën qasjen e SHBA në Këshillin e Sigurimit, e cila është në kundërshtim me sloganet politike të Presidentit Joe Biden. Në një deklaratë Ministria e Jashtme Palestineze tha: "Zyrtarët e Këshillit të Sigurimit e kanë lejuar veten që veprimet e regjimit izraelit si një fuqi okupuese, t'i konsiderojnë vetëmbrojtje, por a janë vetëmbrojtje krimet e tmerrshme, vrasja e fëmijëve dhe shkatërrimi i shtëpive të banorëve të pambrojtur"? Ministria e Jashtme Palestineze shtoi se regjimi sionist ka përdorur një larmi armësh të përparuara kundër Gazës, duke përfshirë edhe bomba fosforike. Të paktën 200 njerëz, përfshirë 59 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës që kur filloi dhuna e fundit një javë më parë. Më shumë se 1,300 palestinezë u plagosën. Këshilli i Sigurimit i OKB u takua të Dielën për të diskutuar dhunën por nuk arriti të bjerë dakord mbi një deklaratë të përbashkët. Kina tha se ishin Shtetet e Bashkuara që e penguan Këshillin të fliste "me një zë". "Për fat të keq, thjesht për shkak të pengesave të një vendi, Këshilli i Sigurimit nuk ka qenë në gjendje të flasë me një zë", tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë takimit virtual. "Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të mbajnë përgjegjësitë e tyre për të marrë një pozicion të drejtë", shtoi ai.