Gaza këtë mëngjes u godit nga 50 sulme ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108456-gaza_këtë_mëngjes_u_godit_nga_50_sulme_ajrore
Në vazhdën e bombardimeve të Rripit të Gazës, regjimi sionist sulmoi veriun dhe lindjen e Gazës më shumë se 50 herë që në orët e para të ditës së sotme (e martë).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2021 04:54 Europe/Tirane
  • Gaza këtë mëngjes u godit nga 50 sulme ajrore

Në vazhdën e bombardimeve të Rripit të Gazës, regjimi sionist sulmoi veriun dhe lindjen e Gazës më shumë se 50 herë që në orët e para të ditës së sotme (e martë).

Al-Jazeera raportoi se aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan zonën lindore, veriore dhe jugore të Khan Yunisit dhe zonat perëndimore të qytetit të Gazës dhe lagjes al-Nasr. Përveç kësaj, anijet luftarake izraelite me një numër raketash bombarduan bregdetin e qytetit të Gazës. Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në selinë e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit në Rripin e Gazës, la gjithashtu dy dëshmorë dhe 10 të plagosur. Ministri i Jashtëm i Katarit dënoi bombardimin e ndërtesës së Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe (në Gaza) nga forcat e regjimit pushtues sionist dhe theksoi se "sulmi dhe bombardimi i institucioneve humanitare dhe mediave është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, normave dhe vlerave humanitare". Aktiviteti kryesor i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit është përqendruar në plotësimin e nevojave të palestinezëve në Rripin e Gazës, veçanërisht pas agresionit brutal të regjimit sionist gjatë 8 ditëve të fundit.  Njëkohësisht me sulmet ajrore të armikut sionist në Gaza, forcat e rezistencës filluan të qëllonin me raketa Palestinën e okupuar, e cila edhe një herë tregoi  joefikasitetin e sistemit të mbrojtjes raketore të regjimit, të quajtur Kupola e Hekurt.