Vazhdojnë sulmet ajrore dhe artilerike të Izraelit në Gaza
Regjimi sionist, në vazhdim të krimeve të tij kundër popullit të shtypur të Palestinës, sulmoi edhe një herë zona të ndryshme në Rripin e Gazës me artileri dhe avionë luftarakë.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim; Këtë të Mërkurë në mëngjes ushtria izraelite bombardoi një ndërtesë banimi në rrugën Al-Shuhada në Gaza, duke martirizuar dy palestinezë. Avionët luftarakë izraelitë gjithashtu sulmuan zonën Qalibu në lindje të Jabalya në veri tw Rripit të Gazës. Ushtria e regjimit okupues ka bombarduar zona në Deir al-Balah, në qendër të Gazës dhe ka sulmuar me artileri disa zona në lindje të Rafahut. Luftëtarët sionistë kanë bombarduar tashmë një shtëpi në Hay al-Zaytoun në lindje të Gazës dhe kampin al-Maghazi në qendër të rajonit. Forcat pushtuese sioniste filluan sulmet brutale në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës të hënën e kaluar (më 10 maj), duke martirizuar më shumë se 218 palestinezë dhe duke plagosur me qindra të tjerë.