Bahrejni proteston kundër normalizimit të marrëdhënieve
Një numër bahrejnas të Enjten dolën në rrugët e Manama për të shprehur kundërshtimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin, ndërsa në të njëjtën kohë deklaruan mbështetjen e tyre për popullin e shtypur Palestinez.
Me dhjetëra bahrejnas u mblodhën në kryeqytetin e këtij vendi të Gjirit Persik, duke brohoritur "Vdekje Izraelit" dhe "Vdekje normalizimit", raportoi agjencia IRIB e lajmeve. Demonstruesit, të cilët u mblodhën përpara një organizate joqeveritare të quajtur Shoqata Bahrejnase Kundër Normalizimit të marrëdhënieve me Armikun Sionist, gjithashtu mbajtën pankarta ku shkruhej "Stop sulmit në Gaza", "Rezistenca është fituese". Shoqata Bahrejnase Kundër Normalizimit të marrëdhënieve me Armikun Sionist ka lëshuar një deklaratë duke i bërë thirrje qeverisë së Bahrejnit të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Ditët e fundit, qindra Bahrejnas me gjithë masat e forta të sigurisë kanë marshuar në mbështetje të Al-Kodsit dhe Xhamisë Al-Aksa dhe kanë dënuar agresionin sionist.