Pasojat e luftës 11-ditore në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108620-pasojat_e_luftës_11_ditore_në_gaza
Pas 11 ditë luftimesh, midis Izraelit dhe grupeve të rezistencës Palestineze më në fund u vendos një armëpushim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2021 15:17 Europe/Tirane
  • Pasojat e luftës 11-ditore në Gaza

Pas 11 ditë luftimesh, midis Izraelit dhe grupeve të rezistencës Palestineze më në fund u vendos një armëpushim.

Lufta midis Izraelit dhe grupeve të rezistencës Palestineze filloi më 10 maj dhe sot, më 21 maj, të dy palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga disa aktorë të huaj. Pyetja e rëndësishme është, se cilat ishin pasojat e kësaj lufte?  Pasoja e parë e luftës ishte demonstrimi i fuqisë parandaluese të grupeve të rezistencës palestineze. Kjo luftë tregoi se grupet e rezistencës e kanë kapërcyer fuqinë e "gurit" dhe me fuqinë e tyre raketore janë të aftë të godasin ushtrinë dhe infrastrukturën izraelite. Gjatë luftës, grupet palestineze të rezistencës, në territoret e okupuara lëshuan më shumë se 4,000 raketa dhe predha me rreze të gjatë, të mesme dhe të shkurtër veprimi. Pika e rëndësishme është se në orën e parë të luftës, 300 raketa u qëlluan në drejtim të territoreve të okupuara, nga të cilat 100 u qëlluan vetëm në minutën e parë. Në fakt, kjo luftë provoi forcën e grupeve të rezistencës në fushat e inteligjencës, teknologjisë, taktikave dhe ofensivës, si dhe vullnetin e këtyre grupeve për të mbrojtur identitetin e tyre gjeografik, historik dhe fetar, si dhe për të mbrojtur palestinezët që jetojnë në Kods.  Pasoja e dytë e luftës ishte zbulimi i dobësive të sistemit të mbrojtjes izraelite. Izraeli, i cili ka manovruar shumë në efektivitetin e Kupolës së Hekurt, ka parë se më shumë se 85 përqind e raketave të rezistencës palestineze kanë goditur objektivin e tyre. Kjo është një nga arsyet pse regjimi izraelit ka pranuar armëpushimin.  Në fakt, forca luftarake dhe manovruese e Izraelit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë Kupolën e Hekurt, Skifterin e Davidit, sistemin Patriot dhe Tow, u zvogëlua rëndë dhe regjimi sionist në fushën ushtarake nuk e pa të mundur që të vazhdonte luftën edhe më tej.  Pasoja e tretë e luftës ishte shfaqja e problemeve psikologjike për ushtrinë dhe qytetarët e territoreve të okupuara. Zgjatja e luftës ndikoi në moralin e ushtrisë izraelite nga njëra anë dhe jetën e civilëve izraelitë nga ana tjetër. Për shkak të gjuajtjes së vazhdueshme të raketave nga rezistenca, jeta civile në territoret e okupuara u përball me probleme serioze. Numri i madh i izraelitëve të dëmtuar u shkaktoi probleme psikologjike qytetarëve izraelitë.  Më shumë se 2 milion kolonë në jug të territoreve të okupuara, të shtyrë nga frika dhe pasiguria në lidhje me aftësinë e regjimit izraelit për të siguruar siguri për banorët e vendbanimeve sioniste, kërkuan strehim dhe evakuim.  Zbulimi i dobësive të sistemit të mbrojtjes, si dhe shfaqja e problemeve psikologjike për ushtrinë dhe civilët izraelitë, së bashku me pasojat ekonomike të luftës, bënë që Beniamin Netanyahu të pajtohet me vendosjen e armëpushimit.  Pranimi i një armëpushimi të pakushtëzuar nga izraelitët, nga rezistenca palestineze u pa si një disfatë e regjimit sionist.  Kështu, në territoret e okupuara u rritën kritikat ndaj Netanyahut. Mund të thuhet se pasoja e katërt e kësaj lufte ishte pozicioni edhe më i lëkundur i Beniamin Netanyahu në strukturën e pushtetit të regjimit izraelit.  "Është një turp për Izraelin të ndalojë luftën në Gaza pa kushte," tha Ilyit Shakid, një anëtar sionist i parlamentit Knesset, në reagim ndaj planit të kabinetit për armëpushimin. Gideon Saer, nga partia "Shpresa e Re" e regjimit sionist, gjithashtu armëpushimin me grupet e rezistencës në Gaza e quajti një marrëveshje të turpshme për regjimin sionist. Një anëtar tjetër i Knesset të regjimit sionist, Itmar bin Ghafir, përshkroi armëpushimin si të turpshëm dhe poshtërues për Izraelit dhe si një dorëzim të rrezikshëm ndaj Hamasit, duke thënë se ky armëpushim kishte krijuar kushte të vështira për Izraelin.