Kolonët sionistë hyjnë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa
(last modified Sun, 23 May 2021 15:16:09 GMT )
May 23, 2021 17:16 Europe/Tirane
  • Kolonët sionistë hyjnë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa

Një numër i konsiderueshëm i kolonëve sionistë nën mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist përsëri kanë hyrë me dhunë dhe në mënyrë të paligjshme në ambientet e Xhamisë Al-Aksa në Kodsin e shenjtë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se vetëm dy ditë pas shpalljes së armëpushimit mes regjimit sionist dhe rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës, sot (e diele) në mëngjes me dhjetëra kolonë sionist me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist kanë hyrë me dhunë dhe në mënyrë të paligjshëm në ambientet e Xhamisë Al-Aksa në Kodsin e shenjtë.

Kjo është në kohën kur natën e kaluar forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me protestuesit palestinezë të cilët ishin mbledhur në lagjen Shejkh Xharah dhe kanë sulmuar me dhunë palestinezët. Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit palestinezë.

Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka njoftuar për plagosjen e disa palestinezëve gjatë këtyre përleshjeve.

Kjo është në kohën kur flaka e luftës së fundit të regjimit sionist me Rripin e Gazës është ndezur me po këso veprime provokuese të sionistëve në Xhaminë Al-Aksa dhe në lagjet e ndryshme të qytetit Kods dhe me vendosjen e kufizimeve ndaj palestinezëve myslimanë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Tags