Qasja e medias saudite ndaj luftës në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108718-qasja_e_medias_saudite_ndaj_luftës_në_gaza
Nga tjetërsimi i fakteve e deri tek paraqitja e regjimit sionist si të përvuajtur, ka qenë përmbajtja e prodhimeve nga mediat saudite gjatë njëmbëdhjetë ditëve të agresionit izraelit në Rripin e Gazës. Me të tilla prodhime mund të arrihet përfundimi se këto media mbështetën agresionin brutal të Izraelit në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2021 04:31 Europe/Tirane
  • Qasja e medias saudite ndaj luftës në Gaza

Nga tjetërsimi i fakteve e deri tek paraqitja e regjimit sionist si të përvuajtur, ka qenë përmbajtja e prodhimeve nga mediat saudite gjatë njëmbëdhjetë ditëve të agresionit izraelit në Rripin e Gazës. Me të tilla prodhime mund të arrihet përfundimi se këto media mbështetën agresionin brutal të Izraelit në Gaza.

Në fakt, qasja propagandistike e këtyre mediave gjatë kësaj periudhe mund të analizohet në dy pjesë, para zjarrit dhe pas zjarrit. Pika e rëndësishme në këtë drejtim është se këto media gjatë mbulimit të zhvillimeve në Gaza ndërmorën metodën e "tjetërsimit të fakteve". Me fjalë të tjera, përdorimi i metodave dhe taktikave të tjera kishte si objektiv arritjen e këtij qëllimi dhe në këtë kontekst, me të ftuarit e vet, qasjet politike të të cilëve ka qenë kryesisht në përputhje me të njëjtën media, kanë biseduar duke u përqendruar në fajësimin e grupeve të rezistencës palestineze. Në radhë të parë, këto media u përpoqën ta portretizojnë këtë luftë, jo si një luftë midis Palestinës ose Palestinezëve me regjimin sionist, por si një luftë midis Izraelit dhe Hamasit dhe përmes një përpjekje të tillë ata u munduan që të fajësojnë Hamasin dhe ta paraqesin atë si përgjegjës për këtë luftë dhe jo regjimin sionist.   Për të futur këtë ide, agjencitë e propagandës Saudite, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, duke përdorur elementet e tekstit, imazhit dhe zërit, përsërisnin pretendimin se Hamasi në këtë luftë ka anashkaluar Autoritetin Autonom Palestinez, i cili sipas kësaj mediaje është përfaqësuesi ligjor i popullit Palestinez dhe duke kaluar kufirin ka hyrë në luftë pa dijeninë e këtij autoriteti, si dhe të vendeve arabe si Egjipti dhe Jordania. Në fakt, fundi i një paraqitjeje të tillë propagandistike është prezantimi i Hamasit si një grup "rebel", propagandë e cila gjithashtu zhvillohet në kontekstin e "legjitimimit" të Izraelit; Me fjalë të tjera programet kryesore të këtyre mediave janë përqendruar në imponimin e idesë se Hamasi është një grup rebel ndërkohë që legjimiteti i regjimit sionist është i qartë. Organet propagandistike të lartpërmendura ashtu si në të kaluarën janë munduar të parashtrojnë edhe çështjen e distancimit të identitetit arab nga palestinezët. Një prej këtyre propagandave është paraqitja e gjoja varësisë së grupeve të rezistencës palestineze me disa  vende jo arabe dhe në veçanti me Iranin. Pikërisht me anë të kësaj propagande këto media janë munduar të tregojnë se grupet e rezistencës janë të huaja. Zmadhimi i fjalimit të krerëve të rezistencës palestineze të cilët kanë shprehur falënderime për Iranin, është bërë për të treguar gjoja se këto grupe janë futur në luftë vetëm me kërkesën e Iranit. Një tjetër metodë e përdorur nga këto media është tjetërsimi i situatës dhe i skenës së luftës në Gaza. Në këtë fushë mediat arabe janë munduar ta tregojnë regjimin sionist si të shtypur dhe përvuajtur dhe i sulmuar nga grupet e rezistencës. Veprimtaria e këtyre e mediave është përqendruar në përhapjen e idesë së Izraeli është mbrojtur ndërsa grupet e rezistencës palestineze janë agresorë. Për arritjen e këtij qëllimi mediat e lartpërmendura janë munduar të paraqesin idenë se regjimi sionist ka sulmuar bazat dhe tunelet e Hamasit ndërsa grupet e rezistencës në Gaza kanë sulmuar zonat e banuara dhe civile duke përhapur tmerr dhe frikë tek banorët e izraelit. Veprimtaria tjetër e këtyre mediave lidhet me qëndrimet e tyre pas shpalljes së armëpushimit. Këto media nuk kanë transmetuar asnjë imazh të festimit dhe haresë së popullit të Gazës, Kodsit dhe Bregut Perëndimor me qëllim që të ulë rëndësinë e fitores së palestinezëve. Këto media janë përqendruar në katastrofën dhe shkatërrimet e bëra në Gaza duke bërë përgjegjës Hamasin dhe grupet e tjera të rezistencës palestineze, ndërkohë që kanë zmadhuar dhe ekzagjeruar rolin e Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite në arritjen e armëpushimit. Ata me të tillë propagandë janë munduar të imponojnë idenë se nëse nuk do të ishin përpjekjet e Arabisë Saudite dhe të Egjiptit, armëpushimi në Gaza nuk do të vendosej. Në këtë mes nga këto media lihet plotësisht në haresë suksesi dhe fitorja e grupeve të rezistencës palestineze.