Nisin zgjedhjet presidenciale në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108798-nisin_zgjedhjet_presidenciale_në_siri
Sot e Mërkurë, në orën 7 të mëngjesit në Siri, në të gjitha provincat e vendit, filluan zgjedhjet presidenciale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2021 05:44 Europe/Tirane
  • Nisin zgjedhjet presidenciale në Siri

Sot e Mërkurë, në orën 7 të mëngjesit në Siri, në të gjitha provincat e vendit, filluan zgjedhjet presidenciale.

Me fillimin e zgjedhjeve presidenciale siriane, 18 milion njerëz brenda dhe jashtë vendit do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm, sipas Agjencisë Zyrtare Siriane të Lajmeve (SANA).  Qytetarët sirianë që në orët e para të hapjes së qendrave të votimit janë shfaqur aty me shumë entuziazëm. Këto janë zgjedhjet e dyta presidenciale në Siri që nga ndryshimi i kushtetutës së vendit në vitin 2014.  "Para zgjedhjeve, të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë për procesin zgjedhor dhe të gjitha masat e veçanta parandaluese janë marrë për të parandaluar virusin korona në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë lehtësisht në zgjedhje," tha Nuri Fars, një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe i Komisionit Zgjedhor.  Rrjeti Sirian Al-Akhbariya transmetoi imazhe të pjesëmarrjes masive të qytetarëve sirianë nga momentet e para të hapjes së qendrave të zgjedhjeve presidenciale, në lagjen Al-Qasr të provincës Deir ez-Zor.  Në zgjedhjet presidenciale siriane, Bashar al-Assad, Mahmoud Marie dhe Abdullah Salum Abdullah, po garojnë për presidencën 7-vjeçare.