Sionistët përsëri sulmojnë me dhunë Xhaminë Al-Aksa
Kolonët sionist me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist sot (të enjten) kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al Aksa dhe kanë përdhosur ambientet e kësaj xhamie.
Kanali televiziv Al Aksa ka raportuar se si pasojë e këtyre veprimeve të dhunshme të sionistëve, kanë shpërthyer edhe përleshjet mes forcave ushtarake sionist dhe qytetarëve palestineze në Xhaminë Al-Aksa.
Gjatë këtyre përleshjeve, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar disa palestinezë. Njëkohësisht me këtë, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe në Kodsin e pushtuar dhe kanë arrestuar 15 palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar dhe bastisur rajonin Umu Al-Sharajet në Ramallah dhe kanë bastisur shtëpinë e Xhamal Al-Tavil, një prej komandantëve të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas).
Në reagim ndaj vazhdimit të dhunës së forcave ushtarake të regjimit sionist, të rinjtë palestinezë kanë deklaruar se nesër, dita e premte, do të jetë disa e kryengritjes së madhe me emrin “Faxhr” në të gjithë rajonet e Palestinës.