Forcat ushtarake sioniste sulmojnë gazetarët në Kodsin e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108902-forcat_ushtarake_sioniste_sulmojnë_gazetarët_në_kodsin_e_pushtuar
Burimet informative kanë njoftuar për sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj gazetarëve të cilët ishin duke raportuar nga lagjja Shejkh Xharah në qytetin e Kodsit të pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2021 10:28 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë gazetarët në Kodsin e pushtuar

Burimet informative kanë njoftuar për sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj gazetarëve të cilët ishin duke raportuar nga lagjja Shejkh Xharah në qytetin e Kodsit të pushtuar.

Agjencia e lajmeve SEMA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë zhvillimit të disa tubimeve në lagjet Shejkh Xharah dhe Batn Al-Hava në Kodsin e pushtuar, kanë sulmuar disa gazetar dhe fotoreporterë të kanalit palestinez Al-Kufije dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Si pasojë e këtij sulmi të forcave ushtarake sionist, fotoreporteri i kanalit televiziv Al-Kufije është plagosur në kokë.

Ky veprim i forcave ushtarake të regjimit sionist është kryer në kohën kur burimet informative së fundi kanë publikuar raporte të dokumentuara për shtimin e agresioneve dhe sulmeve të forcave të regjimit sionist kundër gazetarëve të vendosur në Palestinës.