Jemeni kërcënon me luftë Emiratet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108926-jemeni_kërcënon_me_luftë_emiratet
Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit i theksoi se veprimet e Emirateve të Bashkuara Arabe në ishujt e Socotra dhe Mayyun ishin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2021 15:53 Europe/Tirane
  • Jemeni kërcënon me luftë Emiratet

Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit i theksoi se veprimet e Emirateve të Bashkuara Arabe në ishujt e Socotra dhe Mayyun ishin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ai tha se Sana nuk mund të qëndrojë duarkryq përpara këtyre veprimeve të paligjshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në tokën dhe ishujt e Jemenit. "Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe nuk largohen nga territori dhe ishujt e Jemenit, flakët e luftës do të përfshijnë këtë vend," tha ministri i Jashtëm i qeverisë së Jemenit Hisham Sharaf. Ai shtoi: "Flakët e luftës do të përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe nëse Abu Dhabi nuk largohet nga Jemeni". Jemeni, përsëriti ai, kundërshton me forcë veprimet e paligjshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në ishujt dhe territorin e Jemenit. "Ne u kujtojmë udhëheqësve të Abu Dhabit se vendi ynë do të jetë në gjendje t'i kthejë ata në rrugën e duhur", shtoi ai. Hisham Sharaf theksoi : "Ne paralajmërojmë udhëheqësit e Abu Dhabi për të mbrojtur territorin e tyre dhe sovranitetin e tyre brenda kufijve të Emirateve të Bashkuara Arabe". Burimet jemenase raportuan në prill se Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të dërgojnë trupa dhe pajisje ushtarake në ishullin Socotra, pavarësisht njoftimit të tyre për një tërheqje të plotë nga Jemeni. Gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan një ekspert izraelit në Socotra. "Veprimet e Emirateve të Bashkuara Arabe në dy ishujt Socotra dhe Mayyun bien ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe nuk mund të tolerohen," denoncoi Hisham Sharaf.