Regjimi sionist nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza
(last modified Tue, 01 Jun 2021 13:23:21 GMT )
Qershor 01, 2021 15:23 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Ministri i luftës së regjimit sionist ka kërcënuar Rripin e Gazës me sulme më të ashpra në rast se vazhdon operacionet e rezistencës dhe ka thënë: “Hyrja e çfarëdo lloj ndihme humanitare në këtë rajon kushtëzohen me kthimin e trupave të ushtarëve izraelitë nga ky rajon”.

Faqja informative “Times” e Izraelit ka njoftuar se pavarësisht theksimit të organizatave të ndryshme botërore dhe qarqeve të të drejtave të njeriut për nevojën e domosdoshme të hyrjes sa më shpejtë të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës për rindërtimin e këtij rajoni, regjimi fëmijëvrasës sionist akoma nuk po lejon një gjë të tillë.

Beny Gantz, ministri i luftës së regjimit sionist, dje në mbrëmje përsëri e ka kushtëzuar lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës me kthimin e trupave të ushtarëve të vrarë izraelitë në këtë rajon dhe kthimin e izraelitëve të arrestuar nga grupet e rezistencës.

Beny Gantz duke pohuar faktin se dëmet që i kanë shkaktuar grupet e rezistencës së Palestinës gjatë 12 ditëve regjimit sionist përbëjnë vetëm 10 % të dëmeve që mund t’i shkaktojë Hezbullahu i Libanit regjimit sionist, theksoi: “Do të ishte një betejë e ndërlikuar, për arsye se Hezbullahu i Libanit ka 100 mijë raketa që disa prej tyre janë me rreze të larta veprimi dhe me precizitet shumë të lartë”.

Tags