Regjimi sionist kërkon 1 miliard dollarë ndihmë nga SHBA
Media hebraike njoftoi se pas disfatës së fundit në luftën e Gazës, regjimi sionist synon të kërkojë 1 miliard dollarë ndihmë emergjente nga Shtetet e Bashkuara me qëllim modernizimin e sistemit "Kupola e Hekurt".
Rrjeti në gjuhën hebraike Kun raportoi; Ministri izraelit i Luftës Benny Gantz do të bëjë kërkesën e tij të Mërkurën gjatë një vizite të planifikuar në Uashington, ku ai do të diskutojë për rinovimin e raketave perceptuese Tamer të përdorura nga ushtria Izraelite kundër raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi. Kërkesa vjen vetëm dy javë pasi qeveria e Presidentit të SHBA Joe Biden miratoi shitjen e armëve në vlerë prej 735 milion dollarë për Izraelin. Ushtria izraelite gjatë luftës 12-ditore në Gaza përdori një numër të madh raketash perceptuese në sistemin Kupola e Hekurt. Në këtë luftë, grupet palestineze të rezistencës sulmuan pozicionet e Izraelit me raketa në shkallë të gjerë dhe sistemi Kupola e Hekurt nuk arriti të kapte shumë nga këto raketa.