Avionët luftarakë sulmojnë disa rajone në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109342-avionët_luftarakë_sulmojnë_disa_rajone_në_veri_të_irakut
Burimet informative kanë njoftuar se avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar disa rajone në provincën Dehuk në veri të Irakut ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa pjesëtarë të grupit PKK.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 05, 2021 14:08 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë sulmojnë disa rajone në veri të Irakut

Burimet informative kanë njoftuar se avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar disa rajone në provincën Dehuk në veri të Irakut ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa pjesëtarë të grupit PKK.

Kanali televiziv Al Jazira njoftoi se burimet informative nga Kurdistani i Irakut kanë thënë se në sulmin e kryer kundër forcave Pishmerga të PKK në provincën Dehuk të Irakut janë vrarë pesë persona.

Kanali televiziv Sky News në gjuhën arabe gjithashtu ka raportuar se si pasojë e bombardimit të rajonit Amadije nga avionët luftarakë të Turqisë, janë plagosur 4 pjesëtarë të forcave të PKK.

Turqia për shumë vite me pretekstin e luftës kundër forcave të grupit militant PKK, ka ndërtuar bazë ushtarake në veri të Irakut dhe që nga viti i kaluar ka intensifikuar sulmet ajrore dhe bombardimet e rajone të ndryshme në veri të Irakut duke shkelur kështu sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut.