Ministri izraelit i Luftës kërkoi anulimin e marshit të flamurit
Ministri izraelit i luftës duke pasur parasysh paralajmërimet e Hamasit rreth organizimit të marshit të flamurit ka kërkuar anulimin e këtij evenimenti në Kodsin e pushtuar.
Sipas një njoftimi të Jerusalem Post, Mahmud Hamdah, zëdhënësi i Hamasit, ditën e shtunë doli me një deklaratë ku ka paralajmëruar regjimin sionist lidhur me pasojat e organizimit të marshit të flamurit në Kodsin e vjetër dhe me këtë rast ka ftuar bashkatdhetarët që të përballen fuqishëm me pushtuesit në Bregun perëndimor të lumit Jordan dhe në xhaminë Al-Aksa. Gantes me këtë rast mbajti një takim ku ka analizuar organizimin e marshit të flamurit që do mbahet ditën e enjte. Deri tani shumë politikanë izraelit dhe të Hamasit kanë paralajmëruar lidhur me dhënien e lejes për organizmin e marshit të flamurit në Bejtul Mukades. Regjimi sionist i luftës, në fund pasi ka shqyrtuar gjendjen e sigurisë ka kërkuar mbajtjen e një takimi rreth ndalimit të organizimit të marshit të flamurit në fund të kësaj jave për shkak të mundësisë së shfaqjes së problemeve. Politikanë të ndryshëm izraelitë gjithashtu kanë kërkuar nga policia që të pengojë organizimin e këtij marshi dhe kanë theksuar se ky është një program me prapaskenë politike dhe mund të ngjallë dhunë.